Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes gjysmë-finale, ndaj Argjentinës, anësori i djathtë i mbrojtes kroate, Josip Juranoviç “thuri” elozhe për liderat e mesfushës së tij.
Juranoviç vlerësoi me nota maksimale treshen, Brozoviç-Modriç-Kovaçiç, duke i cilësuar ata si mesfusha më e mirë e historisë së Kroacisë.
“Brozoviç, Kovaçiç dhe Modriç janë mesfusha më e mirë kroate, nuk e di nëse do të ndodhë përsëri. T’u japësh topin është si të fusësh para në bankë”,- u shpreh Juranoviç. /i.m /abcnews.al