“Retorika e Serbisë rriti tensionet”, Gjermania reagon për situatën në Kosovë: Mbështesim dialogun

schedule20:33 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 20:33 - 11 Dhjetor, 2022

Ministrja e Jashtme gjermane, Anna Baerbock ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Ajo ka dënuar deklaratat e Beogradit për dërgimin e forcave serbe në Kosovë, ndërsa thekson se Prishtina uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale.

Baerbock dënon edhe sulmet ndaj EULEX, ndërsa shpreh mbështetjen për dialogun e udhëhequr nga BE

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE”, shkruan Baerbock.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!