Në mënyrë që ushqimi të jetë i sigurt për t’u ngrënë, është shumë e rëndësishme që të ruhet siç duhet.
Ruajtja e tyre, në fakt, mund të bëhet në mënyra të ndryshme por gjithmonë në mënyrë të sigurt, në varësi të llojit të ushqimit. Një nga gjërat që shpesh duam ta mbajmë më gjatë është djathi. Ka një mënyrë për ta arritur këtë, duke përdorur një material të thjeshtë.
Provoni të mbështillni djathin tuaj me letër pergamene ose letër pjekjeje që nuk ngjit. Do të shihni që në këtë mënyrë djathi juaj do të qëndrojë më gjatë. Më mirë të shmangni letrën e aluminit dhe mbështjellësin dhe të mos e ekspozoni djathin në oksigjen pasi do ta thajë atë./abcnews.al