Arrestohet çifti i hajdutëve në Greqi, përqafonin të moshuarit dhe i vidhnin gjerdanët nga qafa

schedule23:43 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 23:43 - 10 Dhjetor, 2022

Pasditen e sotme, oficerët e policisë së Kavallës kanë bërë arrestimin e një dysheje hajdutësh.

Policia po hetonte aktivitetin e tyre kriminal prej kohësh.

Që nga gushti i kaluar, “miu” 39-vjeçar dhe partnerja e tij 33-vjeçare udhëtuan në qytete të ndryshme të Greqisë Veriore për të lokalizuar viktimat e tyre, kryesisht të moshuar.

Sa i përket mënyrës së veprimit, hajdutët iu afruan objektivave të tyre të mundshëm me një makinë që drejtohej nga 39-vjeçari, ndërsa 33-vjeçarja dilte nga automjeti dhe bisedonte me ta.

Më pas, duke u shtirur si e njohur, ajo i përqafonte duke u vjedhur nga qafa gjerdane të shtrenjta.

Siç rezultoi nga hetimi policor, dyshja e “mashtruesve” që prej verës kishin arritur të vidhnin në këtë mënyrë 18 bizhuteri me vlerë totale që kalonte 14 mijë euro .

Në një hetim të kryer nga policia në shtëpinë e tyre në Selanik, janë gjetur dhe konfiskuar dy zinxhirë floriri.

Ndaj tyre është ngritur një dosje dhe nesër pritet të kalojnë në Prokurorinë e Kavalës./Abcnews.al/