Vendosja e barrikadave nga serbët lokalë ka nisur gjatë kësaj të shtune. Ato janë vendosur Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.
Këto pika janë bllokuar me automjete të rënda, formë kjo e cila njihet si rezistencë e qytetarëve në veri të vendit.
E gjithë kjo ka ndodhur si shenjë revolte, pas arrestimit të ish-zyrtari policor Dejan Pantiç nga Policia e Kosovës, gjatë së shtunës në pikën kufitare në Jarinjë.
Arrestimi i tij u bë nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese, që kishin ndodhur disa ditë më herët në zyrat e KQZ-së.
I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulm terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.
Për këtë, Pantiç akuzohet për sulm kundër rendit kushtetues.
Këto detaje lidhur me te i dha edhe ministri i brendshem i Kosoves, Xhelal Sveçla. Nder te tjera, ai ftoj qytetaret serbe te Veriut qe te mos behen pjese e organizimeve te grupeve kriminale.
Lidhur me arrestimin e ish-policit Panti, ka reaguar edhe drejtori i te ashtuquajtures Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, duke e cilësuar hakmarrje arrestimin.
Diteve te fundit përveç shpethimeve, ne Veri eshte sulmuar edhe Policia e Kosoves dhe eshte lënduar nje zyrtar policor, i cili si pasoj eshte dashur te operohet./Express/