Pas fitores “magjike” ndaj Portugalisë, sulmuesi i Marokut, Sofiande Boufal ka komentuar për mediat, arritjen historike të kombëtare, afrikano-veriore.
Boufal e ka konsideruar si një “ëndërr” rrugëtimin e tyre, të deri më tanishëm në “Katar 2022” dhe gjithashtu ka shpresuar të gjejë Francën, në raundin tjetër.
“Një gjë e çmendur. Ne po jetojmë një ëndërr dhe nuk duam të zgjohemi. Ndjeva të dridhurat. Gjithçka që kemi, e meritojmë. Nuk ka mbaruar. Mbetet gjysmëfinalja dhe inshallah, finalja. I uroj ekipit francez fat dhe shpresoj ta gjejë në gjysmëfinale”,- është shprehur në fjalën e tij Boufal. /i.m /abcnews.al