Pas përfundimit të ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku i Marokut, Walid Regragui, i cili ishte shumë i lumtur, për kualifikimin historik në gjysmë-finale, të Marokut.
“Pas Spanjës arritëm të triumfojmë ndaj një tjetër skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, ka ende pak lojtarë në dhimbje, por ata që dolën në fushë luftuan deri në rraskapitje. Ky grup ka shumë forcë. Para ndeshjes u thashë djemve se historia duhej shkruar për Afrikën. Unë jam shumë, shumë, krenar për ta.”,- u shpreh i ngazëllyer, Regragui. /i.m /abcnews.al