Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fernando Santos: Është një zhgënjim i madh, pretendonim të fitonim Kupën e Botës

schedule19:36 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 19:36 - 10 Dhjetor, 2022

Pas një ndeshjeje të turpshme për “luzitanët”, Kupa e Botës e Portugalisë përfundoi në fazën çerek-finale, duke u eleminuar nga Maroku.

Pas ndeshjes Fernando Santos u shpreh tepër i zhgënjyer për lojën e ekipit të tij, ditën e sotme.

“Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh. Skuadra kishte besim, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm. Lojtarët kanë punuar, në pjesën e parë patëm njëfarë pasiviteti për sa i përket imagjinatës dhe kreativitetit për të çmontuar murin e Marokut. E kishim përgatitur ndeshjen për të hyrë nga jashtë dhe brenda me lojtarë kreativë për të ndërtuar situata goli dhe në vend të kësaj e pranuam.



Ne folëm për këtë në pushim të lojës, duhej të sulmonim më shumë sepse Maroku mbrohet mirë. Ne u përmirësuam shumë në pjesën e dytë, por sidomos në 20 minutat e fundit, u ankuam me dëshirën për të futur shpejt topin në zonë, kur mund të kishim bërë diçka më shumë. Për momentin jemi shumë të trishtuar, por ky brez nuk mbaron këtu dhe do ta ketë mundësi për të bërë gjëra të mira për futbollin portugez, sot ai tregoi se ka aftësi të shkëlqyera. Bota pozitive? Për atë që bëmë më parë, po, ishim të bindur se mund të shkonim në finale dhe të fitonim”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!