Ka përfunduar këtë të martë në Tiranë, procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie. Erion Veliaj ka fituar një mandat të dytë përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj.
Nga 919 kuti, Veliaj fitoi 94.21% të votave ose e përkthyer në shifra 152.230 të tilla. Në mandatin e parë, kryebashkiaku i Tiranës mori 160.235 vota.
Nërkohë, kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj mori në total 9,364 vota. Ndërkohë vazhdon numërimi për këshillin bashkiak, ku nga 809 kuti të numëruara deri më tani PS udhëheq me 84.67% të votave.
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar. Veliaj ka falenderi të gjithë ata që e votuan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thotë se tashmë që gara mbaroi, është koha për t’i përveshur sërish mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës. Duke garantuar qytetarët për angazhim maksimal në detyrën si kryetar Bashkie, Veliaj vlerësoi edhe rivalin e tij në këtë garë.
“Tirana u kry! Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty! Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vëllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije Tiranës që duam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh! Të falenderoj e përqafoj! Forca!”, shkruan Veliaj./abcnews.al