Vetmia, humbja e të dashurve, ndrydhja e frika nga e shkuara janë në qendër të tragjikomedisë “Zhurma e kohës”. Me pantomimë, Rafael Hoxhaj i specializuar në Itali për këtë zhanër, sfidon veten dhe shijen e spektatorit të kultivuar me teatrin e fjalës.
Vepra e shkruar prej tij, karakterizohet nga nota biografike. Karakteret që ai luan, janë një klloun dhe një i moshuar, i cili përmes pantomimës , hap shpirtin e tij simbolikisht i kyçur në një baule.
Kjo shfaqje çel festivalin e veprës shqipe në Teatrin Metropol, “Metrofest 6”. “Zhurma e kohës” do të jetë për spektatorin këtë fu8ndjave dhe javën e ardhshme në skenën Shekspir.
/abcnews.al