Öztürk Yılmaz, lideri i partisë opozitare turke është plagosur me thikë ditën e sotme në seli. Ai ka marrë një plagë në këmbën e djathtë.
Yilmaz ndërkohë ka reaguar nga spitali ku po merr ndihmën mjekësore, duke theksuar se nuk ka frikë nga askush.
“Ata që duan të më dërgojnë një mesazh duke dërguar qentë e tyre, duhet ta dinë se nuk kam frikë nga ju, do të vazhdoj nga ku e lashë më i fortë! Nuk do të iki nga frika, do të eci me frikë! Nëse je burrë, ballafaqohu me mua, mos dërgo burrat e tu pesë bit!”, shkruan Yilmaz.