Ish-lideri i mesfushës argjentinase, Esteban Cambiasso duket shumë optimist për rrugëtimin e “albiceleste”-ve, në këtë edicion të Kupës së Botës.
Në fjalën e tij, për Sky Sport, Cambiasso foli dhe për sensacionet e reja të Argjentinës, Enzo Fernandez dhe Mac Allister, të cilët me paraqitjet e tyre po e ngrenë shumë nivelin e lojës, në mesfushën “albiceleste”.
“Ne u takuam të gjithë së bashku, është gjithmonë mirë të mbështesim Argjentinën të gjithë së bashku, veçanërisht në anën tjetër të botës. Fakti që e jetova atë ndeshje me ish-shokët e mi ishte i mrekullueshëm, shpresoj se kjo kombëtare mund të bëjë atë që ne nuk mundëm. Enzo Fernandez dhe Mac Allister po konfirmojnë atë që po bënin në ekipet e tyre përkatëse”,- është shprehur Cambiasso. /i.m /abcnews.al