Eleminimi që në fazë të grupeve gjatë “Katar 2022” ka shkaktuar shumë trazira në kombëtaren gjermane. Sipas asaj që raporton “SportBild”, trajneri i “pancerave”, Hansi Flick, është akuzuar nga një pjesë e mirë e skuadrës, për favorizimin e lojtarëve të Bayern Municht.
Në krye të “revoltës”, ndaj Flick, gazeta gjermane ka treguar se ishin tre lojtarë, përkatësisht Kai Havertz i Chelsea-t, Ilkay Gungodan i Manchester City dhe portieri Marc-Andre Ter Stegen i skuadrës së Barcelonës.
Mësohet se këta lojtarë i kanë kërkuar “llogari” teknikut Flick, për favorizim ndaj lojtarëve të klubit bavarez, më konkretisht sulmuesi Thomas Muller, mesfushori Leon Goretzka dhe portieri Manuel Neuer. /i.m /abcnews.al