Jahti 22 metra Aldabra, në pronësi të oligarkut rus Dmitry Mazepin, i ankoruar në portin e Olbias dhe i bllokuar nga autoritetet italiane së bashku me vilën luksoze Rocky Ram, në Costa Smeralda është zhdukur në mënyrë misterioze këtë verë.
Financuesit e grupit Olbia, të drejtuar nga kapiten Carlo Lazzari, pas disa muajsh hetime të shumta ndërkombëtare, konstatuan se Aldabra u largua ilegalisht nga Italia dhe bëri një ndalesë në Tunizi, duke kaluar nga porti i Bizerte.
Ka qenë kapiteni italian i anijes që e ka detyruar të kalojë kufijtë kombëtarë, duke shkelur bllokimin e aseteve të urdhëruara në pronat e Mazepinit.
Tashmë nuk dihet vendndodhja e super jahtit, por ditët e fundit financierët njoftuan gjoba shumë të rënda administrative për kapitenin, kompaninë pronare të varkave dhe vetë Mazepin.
Gjoba mund të arrijë deri në 500 mijë euro, shuma e saj do të vendoset nga Komisioni i Sigurisë Financiare.
/abcnews.al