Ronaldo refuzon të stërvitet me zëvendësuesit e Portugalisë

schedule15:07 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 15:07 - 7 Dhjetor, 2022

Kombëtarja portugeze mundi të martën Zvicrën me rezultat 6:1 dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës.

Të nesërmen, ata lojtarë që hynë në fushë në formacionin fillestar duhej të stërviteshin në palestër. Për sa u përket atyre që kanë hyrë si zëvendësues ose nuk kanë luajtur fare, duhet të kishin një seancë të plotë në fushë dhe të merrnin një ngarkesë më të madhe.

Cristiano Ronaldo luajti 20 minuta kundër Zvicrës dhe ai duhej të stërvitej me zëvendësuesit në fushë. Megjithatë, sulmuesi nuk pranoi dhe shkoi në stërvitje me bazën në palestër. Këtë e raporton Daily Mail duke iu referuar Marca. Vihet re se mungesa e Ronaldos në stërvitje në fushë i ka habitur lojtarët e skuadrës.

Ndeshjen e radhës në Kupën e Botës, kombëtarja portugeze do ta zhvillojë më 10 dhjetor,ndaj Marokut në çerekfinale. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!