Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimit europian Ardian Arifaj, Samiti i BE i zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, në Kosovë u eklipsua nga zhvillimet e dhunshme në veri të vendit.
Në një lidhje direkte me gazetaren e ABC Live Sibora Bitri, Arifaj u shpreh që ‘për fat të keq lajmet janë dominuar nga zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, ku ka pasur shpërthime, sulme në qendrat komunale, gjë e cila ka vënë në hije samitin e BE’.
Ndërsa përsa i dialogut, eksperti i integrimit europian Ardian Arifaj ‘nuk ka pasur ndonjë lajm të ri, dëgjuam Lajçak, që palët kanë dërguar versionet me komente, këto versione nuk njihet për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila përbën dhe shqetësimin më të madh.
Dhe Kosova nuk ka një perspektivë të qartë, është një proces me shumë të panjohura, dhe është shumë e rëndësishme për Kosovën që të arrijë një marrëveshje’ vlerësoi Arifaj./Abcnews.al.