Gjashtë dhjetori ishte një ditë historike për vendin tonë, pasi për herë të parë liderët evropianë u mblodhën në Tiranë, në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor.
Ishte hera e parë që një Samit i përmasave të tilla organizohej në një vend jo anëtare të Bashkimit Evropian.
Qeveria ishte kujdesur në detaje për t’i pritur liderët evropianë ashtu siç e do tradita.
I zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama i priti një e nga një udhëheqësit në sheshin “Italia”, të cilët pasi kaluan në tapetin e kuq, hynë në ambientet ku u mbaj Samiti.
Në momentin e realizimit të fotos familjare, liderët e BE-së shijuan një shfaqje artistike ku ndërthureshin, tradita, klasikja dhe e reja.
LEXO GJITHÇKA NGA SAMITI I DJESHËM
Kishte nga ata liderë që ruajtën staturën e seriozitetit të kësaj ngjarjeje, disa duartrokitën, ndërsa disa me telefonin e tyre fokusuan disa nga momentet e valles popullore, dhe vallen e Rugovës.
Presidenti Emmanuel Macron këndoi “La Traviatën” e Verdit.
Por ai që e ka shijuar më shumë shfaqjen duket se ishte kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili është parë duke kërcyer nën tingutj e “DJ Snake” – Taki Taki ft. Selena Gomez, Ozuna, Cardi B.
Në një moment ai kërceu, madje ftoi dhe mikun e tij kryeministrin e Holandës Mark Rute t’i bashkohej këtyre momenteve të argëtuese.
Në Tiranë dje, (06.12) zhvilloi punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.
Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE./Abcnews.al/