Karamuço në Abc Live: Si u mundësua siguria në Samit, çfarë kërkoi RENEA

schedule12:02 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 12:02 - 6 Dhjetor, 2022

TIRANË- Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, u ulën sot së bashku në Tiranë, në takimin e dytë sipas këtij formati, por të parin që zhvillohet në një vend jo anëtar.

Në Tiranë, që mbrëmë ka nisur bllokimi rrugëve rreth e qark zonës ku do të zhvillohet takimi, në atë që është përcaktuar si perimetër sigurie, ndërsa forca të shumta policie shihen në të gjitha akset kryesore, dhe ato ku pritet të kalojnë delegacionet pjesëmarrëse në takim.

Ndërkohë i ftuar në Abc Live, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se një makinë e dyshimtë është pikasur në veri-perëndim të Tiranës.

Sipas tij ka qenë një fuoristradë me fenelina policie e paautorizuar.

Menjëherë sipas Karamuços është dhënë alarmi mes policisë, dhe ka nisur një ndjekje, por makina është zhdukur pa mundur të ndalohet.

“Dje ka pasur një informacion, për një makinë të dyshimtë në zonën e veri perëndimit të Tiranës. Një fuoristradë me fenelina policie. Është dhënë menjëherët urdhri për tu kapur dhe për të verifikuar personat që ishin në të. Deri në këto momente makina nuk është gjetur. Ka pasur një sinjal të tillë deri më tani” tha Karamuço.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!