Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka ushtruar të drejtën e votës nga qyteti i Librazhdit. Në një komunikim për media Balla është shprehur se “Kjo është një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri”.
“Kjo është një ditë e njerëzve të thjeshte dhe të zakonshëm të këtij vendi, të cilët kanë mundësi të zgjedhin me votë të shprehin me votë dhe se të drejtën e tyre të votës nuk mund tua heqë askush, qoftë ata që nuk votojnë qoftë ata që votojnë. Kjo është një ditë që do të mbahet mend gjatë në historinë e demokracisë në Shqipëri, për shkak se prej sot nuk do ketë më parti politike apo individë që do të bojkotojnë parlamentin apo që do të bojkotojnë zgjedhjet. Dhe sot kjo është një ditë e që fitoi Shqipëria e shpresës dhe prosperitetit”, tha Balla./abcnews.al