Kumbaro: Ju flisni për protesta kundër Europës, Scholz, Macron….

schedule18:37 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 18:37 - 5 Dhjetor, 2022

Trau në Divjakë për pagesa elektronike ka sjellë debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja e PD-së, Ilda Dhori debatoi me ministren Kumbaro, duke thënë se taksimi po bëhet pa të drejtë.

Ndërkohë ministrja Kumbaro, duke iu përgjigjur Dhorit, u shpreh se opozita përdori qytetarët e Divjakës për të shkatërruar traun dhe një pronë publike.

Duke e lidhur edhe me protestën e nesërme të thirrur nga Sali Berisha në një kohë kur në Tiranë, zhvillohet samiti BE-Bashkimi Europian, Kumbaro theksoi se opozita është për turp që proteston kundër Europës.

“Të ngrihesh dhe të dhunosh pronën publike siç bëtë ju me biletarinë. Opozita ka gënjyer banrët e Divjakës. I ngritët një grusht i manipuluat. Por është turp se po flasim për menaxhim të një prone publike. Ja nxorët bojën protestës. Protestuesve u vjen turp kur flisni për protestë kundër Europës, Scholz, Makron, etj. Shqiptarët dinë të zgjedhin respektin për Europën.” tha Manastirliu.

/abcnews.al/