Ulet numri i dhuruesve të gjakut, Kryqi i Kuq apel

schedule15:21 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 5 Dhjetor, 2022

Kryqi i Kuq Shqiptar ka ngritur shqetësimin për rënien e dhuruesve vullnetarë të gjakut. Sekretari i përgjithshëm Artur Katuci thotë se kjo tendencë erdhi që gjatë pandemisë dhe vijon aktualisht.

“Për fat të keq gjatë vitit të pandemisë pati një rënie sepse edhe grumbullimet masive ishin të ndaluara. Aktualisht ka një sensibilizim, por duhet të ketë më shumë”, thotë Katuci.

Nevojat për gjak janë të mëdha dhe sipas Katucit gjatë një viti nevojiten rreth 40 mijë njësi.

“Në Shqipëri nevojat për gjak janë të mëdha, është sëmundja e talasemisë, por edhe operacionet dhe sëmundje të tjera që kanë nevojë për gjak. Nevojat shkojnë te rreth 40 mijë njësi”, thotë ai.

Nga dhurimi vullnetar në vendin tonë sigurohet vetëm 25% e sasisë së nevojshme për gjak. /abcnews.al