Mbrëmjen e sotme fillon spektakli i shumëpritur “Big Brother Vip Kosova”. Ndonëse na ndaj vetëm pak orë, drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje ekskluzive.
Ai gjatë një interviste në emisionin “Radioaktiv” në Klan Kosova FM ka zbuluar shumë të pathëna rreth këtij formati televiziv.
“Do të jetë shumë madhor, besoj se do t’i dalim karshi edhe pritjeve të audiencës. Natyrisht se nuk na lejohet që t’i zbulojmë se kush do të jetë brenda shtëpisë”, tha ndër të tjera Kelmendi.
Edicioni i parë i reality show që nis sonte në orën 21:00 do të transmetohet në ekranin e Klan Kosova./abcnews.al