Kandidati për kryetar i Bashkisë së Fierit Armando Subashi tha se uragani i njerëzve që duan të votojnë nuk do ndalet në asnjë lloj forme. Në një deklaratë për mediat ai vlerësoi thirrjet e kreut demokrat për distancim nga dhuna.
“Fluksi është i madh dhe nuk asnjë problem. Votimet do ecin normalisht. Uragani i njerzve që duan të votojnë nuk do ndalet në asnjë lloj forme. Dëgjuam një deklaratë mbrëmë nga kreu i PD, i cili i bëri thirrje gjithë përkrahësve që të heqin dorë nga dhuna, mos bëhen pjesë e dhunës, pastaj pjesa tjetër është retorikë politike, është e drejtë e tij nuk ka asnjë problem./abcnews.al