Ministria e Jashtme kineze ka deklaruar se do të vazhdojë bashkëpunimin energjetik me Rusinë pasi G7, BE dhe Australia vendosën një kufi për çmimin e naftës ruse për eksportet ruse, sipas The Guardian.
Kina, e cila tha se do të vazhdojë në bazë të respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, ka rritur importin e naftës ruse këtë vit.
Lexo edhe: Hyn në fuqi kufiri i çmimit të naftës ruse
Vendimi vjen pasi Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja, SHBA, vendet anëtare të BE-së dhe Australia arritën në një marrëveshje për të vendosur një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi ndaj eksportuesit të dytë më të madh të naftës në botë.
/abcnews.al