Zlatan Ibrahimovic, i ftuar në “Milan TV”, ka folur rreth futbollit dhe për rekordin e tij në historinë e Milanit.
“Për mua asistimi vlen sa një gol, ky është mentaliteti im. Ka lojtarë që synojnë vetëm të shënojnë, por për mua je më i kompletuar nëse sjell një mundësi për shokun e skuadrës që të shënojë gol. Unë jam këtu te Milan për të ndihmuar shokët e mi të ekipit, është një sakrificë dhe nuk duhet humbur kohë.”
Suedezi mban rekordin për asistimin më të vjetër në historinë e Milanit, në moshën 40-vjeçare.
“Një rekord për të moshuarit, por është shumë gjë e bukur, edhe pse unë në fakt ndjehem i ri, adoleshent. Gjëja e rëndësishme është të fitoj ndeshjet, nëse e bëj edhe kur jam i vjetër, nuk ka problem.”
Ibra kujton golin e shënuar vitin e kaluar kundër Lazios, me këpucët e palidhura.
“Duket si një gol i thjeshtë, por nuk është. Zgjodha të vrapoj drejt portës sepse e di se çfarë është në gjendje Rebic”, është shprehur sulmuesi suedez./h.ll/abcnews.al