Olivier Giroud pasi “theu” rekordin e Henry: Është ëndrra që kam pasur si fëmijë

schedule20:12 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 20:12 - 4 Dhjetor, 2022

Pasi arriti të shënonte golin e parë, ndaj Polonisë, qendërsulmuesi i Milanit dhe i Francës, Olivier Giroud kaloi rekordin e Thierry Henry, duke arritur në kuotën e 52 golave, për kombëtaren e “gjelave”.

Në fjalën e tij, për mikrofonat e “BeIN Sport”, sulmuesi i AC Milan theksoi se ditën e sotme, ai plotësoi ëndrrën, që ka patur si fëmijë.

“Është ëndrra që kam pasur si fëmijë. Shumë njerëz më thanë për këtë tani unë jam duke menduar vetëm për ta çuar skuadrën time përpara. Aventura vazhdon, sot ekipi është shpërblyer për përpjekjet e bëra”,- u shpreh Giroud. /i.m /abcnews.al