Në një deklaratë për mediat, Arsene Wenger, konsulenti special i Presidentit të FIFA, Gianni Infantino ka folur për mënyrën e organizimit të grupeve të Kupës së Botës 2026, ku numri i ekipeve pjesëmarrëse do të shkojë në 48.
Ish-trajneri i Arsenal tha se do të ketë më shumë mundësi për ekipet kombëtare në të gjithë botën për të zhvilluar cilësinë e futbollit në vendin e tyre.
“Mund të ketë gjashtëmbëdhjetë grupe me tre ose dymbëdhjetë nga katër, ende nuk dihet. Ekipet kombëtare në garë do të përfaqësojnë rreth 22 përqind të botës. Do të ketë më shumë mundësi për ekipet kombëtare në mbarë botën për të zhvilluar cilësinë e futbollit brenda vendit të tyre. Ne kemi krijuar Skemën e Zhvillimit të Talenteve dhe jam i bindur se nëse vendet kanë më shumë mundësi për të marrë pjesë në Kupën e Botës, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë ata në këtë aspekt”,- tha Wenger. /i.m /abcnews.al