Ish-këshilltari i Presidentit Zhang tek Interi, tashmë i emëruar si këshilltari i Presidentit të FIFA-s Infantinos, Youri Djorkaeff foli për “Gazzetta dello Sport” ku dha mendimin e tij, për cështtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, në Katar.
Djorkaeff, e cilësoi delikate situatën kur politika ndërhyn në sport.
“Është delikate kur politika hyn në sport. Shumë njerëz duan të përcjellin mesazhin e tij, por futbolli sjell vlerat e veta. Nëse fillojmë t’u japim hapësirë dy ose tre mesazheve, do të përfundonim duke kufizuar vlerat e sportit. Ndeshja duhet të jetë një terren neutral, kushtuar vlerave të sportit. Një mesazh politik është më mirë të mos jetë në një stadium”,- është shprehur Djorkaeff. /i.m /abcnews.al