Evropa ka përjetuar të shtunën një tjetër ditë të nxehtë, që ka marrë disa jetë njerëzish në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër. Në ditët e ardhshme parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta se ato të regjistruara ditën e premte, por sërish do të jenë mbi 40 gradë Celsius, kryesisht në disa zona në veri të Spanjës. Meteorologët thonë se ajri i nxehtë i ardhur nga Afrika dhe presioni i lartë atmosferik në Europën qendrore po kontribuojnë për valën e të nxehtit. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar të shtunën ditën më të nxehtë të vitit, me 33 deri në 34 gradë Celsius./ABC News Albania 24/7
Evropë, vijon vala e të nxehtit ekstrem
schedule20:15 - 29 Qershor, 2019
schedule 20:15 - 29 Qershor, 2019