Rama bashkëbisedim me qytetarët në Facebook 48 orë para samitit të BE-së në Tiranë: Ngjarje historike

schedule11:12 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:12 - 4 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët nëpërmjet Facebook-ut, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama tha se samiti i 6 dhjetorit në Tiranë është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Sipas Ramës samiti i BE-së në Tiranë do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë.

Ndërsa theksoi se zgjedhja e Shqipërisë për të mirëpritur samitin është një vendim strategjik dhe i mirë llogaritur.

“Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderët e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë.
Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj B.P. Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i  zgjedhur rastësisht, është i mire menduar”, tha Rama.

/abcnews.al/