Trajner i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkovic, i cili ofendoi shqiptarët, Shaqirin në veçanti, ka thënë se nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe ajo që ka thënë. Ai u pyet gjithashtu nëse lojtarët e tij u provokuan nga fjalët e Xhakës, Stojkovic tha se nuk e di këtë gjë me siguri.
“Ndoshta, por nuk e di me siguri se çfarë ndodhi. Nuk mund të them pse pati tension, ndonjëherë rritet tensioni dhe thuhen fjalë që nuk duhen thënë. Por, nuk pati asgjë të madhe. Është normale për ndeshje të tilla”, tha ai pas humbjes së Serbisë me rezultatin 2-3 ndaj Zvicrës./h.ll/abcnews.al