Dojna Mema kujton babain e ndjerë: Do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë djalin tim

schedule11:59 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 11:59 - 3 Dhjetor, 2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema është bërë nostalgjike gjatë ditës së sotme. Ajo ka ndarë një foto me të atin e ndjerë nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë.

Këtë imazh, Dojna e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë të ndjerë, me të cilin i ka përlotur të gjithë.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Kujtojmë që disa muaj më parë, ajo u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Tashmë, Dojna i është përkushtuar vogëlushit duke u shkëputur për pak kohë nga ekrani./abcnews.al