VIDEO/ Korea e Jugut “shuplakë” Uruguajit, mposhtin Portugalinë dhe vazhdojnë ëndrrën e Katar 2022

schedule18:03 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 18:03 - 2 Dhjetor, 2022

Portugalia ka hyrë sot në fushë pa stres dhe pa presion pasi ishte e kualifikuar.

Përballja ndaj Koresë së Jugut ka qenë sa për statistika, ndonëse për aziatikët ka qenë një ndeshje e rëndësishme pasi mund të tentonte kuialifikimin.

Luzitanët shënuan të parët në minutën e 5-të me anë të Horta pas një asistimi nga Dalot nga krahu i djathtë.

Goli i barazimit erdhi po në pjesën e parë, ku Kim Young gjeti hapësirat dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27-të.

Pjesa e dytë ishte pa gola deri në minutat e shtesave dhe e barabartë nga ana e statistikave të përgjithshme, duke veçuar përqindjen e mbajtjes së topit ku padyshim Portugalia dominoi.

Por mrekullia ndodh në minutat e shtesës, ku Korea e Jugut shënon golin e avantazhit në minutën e 91-të me anë të Hee Chan.

Kjo fitore e Koresë së Jugut bëri që ata të rënditen të dytët në grup dhe të kualifikohen për më tej, ku Uruguaji i thotë lamtumirë Katar 2022 pasi u rëndit në vendin e tretë./ h.ll/abcnews.al

2-1

1-1

5′ 0 – 1 Ricardo Horta Assist: D. Dalot

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!