Shqiptari merr vrapin mes autostradës për t’i shpëtuar policisë, qeni e ndjek nga pas dhe e kafshon

schedule10:54 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 10:54 - 2 Dhjetor, 2022

Një shqiptar është arrestuar në Britani, por sikur të mos i mjaftonte kjo, i ka ndodhur edhe një incident me qenin e policisë.

Ai rrezikoi jetën dhe gjymtyrët teksa tentonte të arratisej nëpër autostradë dhe më pas u kafshua nga qeni i policisë.

I njëjti qen kishte parandaluar një vjedhje në farmaci pak ditë më parë në mënyrëv po aq dramatike.

Ndërkohë, 35-vjeçari shqiptar, Bledar Thomaj, është deklaruar fajtor për posedim kanabisi me qëllim shpërndarjen e tij dhe u dënua me 12 muaj burg. Tashmë ai rrezikon dëbimin.

Pasi policia e ndaloi shqiptarin, ai zbriti nga automjeti dhe vrapoi për t’u arratisur, por qeni Alvin u tregua i shpejtë dhe e ndoqi duke e kafshuar madje në krahun e majtë.

Në total, oficerët gjetën 10 kg kanabis në bagazhin e automjetit “Audi” të Thomajt, i cili përfundoi me qepje në krah pas kafshimit nga qeni.

Oficerët konfirmuan se tregtari mori qepje pasi u pickua nga PD Alvin, një belg Malinios. /abcnews.al

]

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!