Nuk ka qetësi në shtëpinë e Milanit. Kuqezinjtë nuk do të marrin pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
CAS ka bërë publik vendimin për shtatë herë kampionët e Europës të cilët janë dënuar me një vit mos pjesëmarrje në Kupat e Europës për shkak të shkeljeve të rregullave të Fair Play Financiar.
Një vendim i pritshëm për kuqezinjtë që tashmë futen në një krizë totale financiare. Përjashtimi i Milanit nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në Europë ka një faktor zinxhir edhe në skuadrat e Serie A.
Skuadra e Romës tashmë do të marrë pjesë në fazën grupeve të Europa League në vendin e kuqezinjve ndërkohë që Torino do të luajë në turin e dytë kualifikues me fituesin e çiftit Kukësi-Debreçen.
Vendimi i CAS erdhi në një moment pozitiv në shtëpinë e Milanit ku sapo janë bërë disa ndryshime në bordin drejtues ku është hartuar edhe strategjia e merkatos së transferimeve që me shumë mundësi do të ndryshojë.
Kjo për arsyen se kuqezinjtë nuk do të sigurojnë të ardhura nga pjesëmarrja në grupet e Europa League. E vetmja zgjidhje e mbetur tek skuadra milaneze është shitja e lojtarëve më me vlerë për të financuar blerjet e reja./ABC News Albania 24/7