PD: Ka nisur manipulimi i votimeve në 30 qershor

schedule18:09 - 28 Qershor, 2019

schedule 18:09 - 28 Qershor, 2019

Është duke u ushtruar presion mbi punonjësit e administratës publike që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit së bashku me familjarët e tyre, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës. Denoncimet janë bërë nga Partia Demokratike

“Edi Rama edhe kur është i vetëm në votime, nuk mund të rrijë pa i manipuluar ato”, deklaroi Jorida Tabaku nga selia e PD.

Një nga mjetet e manipulimit sipas ish deputetes së Partisë Demokratike është presioni ndaj administratës publike për të marrë pjesë forcërisht në votime.

“Mesazhe zanore, urdhra verbale, formularë detyrues që shkelin të drejtat kushtetuese të u janë dhënë njerëzve të administratës, duke i paralajmëruar që mosdalja në votime të dielën, do të shoqërohet të hënën me largim nga puna. 
Është e njëjta gjë bënte Pjerin Ndreu në zgjedhjet e Dibrës, i dalë në përgjimet e gazetës gjermane Bild”, tha Tabaku.  

Paraqitja me dhunë sipas Partisë Demokratike është e tillë që detyron individët që të marrin me vete të paktën 5 persona të tjerë në votime.

E njëjta skemë po zbatohet edhe 18.500 punonjësit në personelin shëndetësor është denoncimi tjetër që vjen nga selia e Partisë Demokratike.

“Ata telefonojnë personelin mjekësor sipas listave që u janë vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme duke i kërcënuar se nëse duan ta ruajnë vendin e punës duhet të dalin në votime të dielën”, deklaroi më pas, po nga selia e PD, Albana Vokshi.

Edhe ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka denoncuar nga rrjete sociale se po ushtrohet presion mbi tregtarët e tregut të fruta perimeve në Durrës që të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit, në të kundërt do tu hiqet leja e tregtimit./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!