Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se nuk beson se se presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore.
Zelensky foli për mundësinë e përdorimit të armëvë bërthamore gjatë një samiti në Nju Jork nëprmjet një video lidhjeje.
Komentet e Zelenskyt vijnë pas deklaratë së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se është jetike që të shmanget ccdo lloj konfrontmi ushtarakmidis fuqove bërthamore.
Lavrov tha gjithashtu se Perëndimi po e shtynte Ukrainën të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë, shkruan The Guardian.
“Është e nevojshme të shmanget çdo përplasje ushtarake midis fuqive bërthamore, qoftë edhe me përdorimin e armëve konvencionale. Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”, ka thënë Lavrov.
Putin ka lëshuar një seri kërcënimesh bërthamore të fshehta gjatë rrjedhës së luftës në Ukrainë, por disa zyrtarë të lartë kanë mohuar vazhdimisht planet e Moskës për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë dhe kanë akuzuar Perëndimin për ngritjen e antenës bërthamore./Abcnews.al/