Pas dorëheqjeve të presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, zëvendëspresidentit Pavel Nedved dhe CEO Maurizio Arrivabene, kryetari i klubit John Elkann konfirmoi se trajneri Massimiliano Allegri do të mbetet në detyrë.
“Massimiliano Allegri mbetet një pikë referimi teJuventus”, tha kryetari i Juventusit, John Elkann.
Vetë Allegri ka reaguar ndaj lajmit si më poshtë:
“Është gjithmonë mirë të ndjesh besimin e aksionarëve dhe kjo është arsyeja pse falënderoj John Elkann për ato fjalë”.
Massimiliano Allegri nuk mund të mos komentonte ndryshimet që kanë ndodhur te Juventusi.
“Gjatë viteve të punës sime në Juventus, gjithmonë mund të llogarisja në mbështetjen e Andrea Agnelli, me të cilin kam marrëdhënie miqësore dhe ato nuk do të ndërpriten për faktin se ai pushoi së qeni president i klubit”, tha ai Allegri për Gazzetta Dello Sport. /G.D abcnews.al/