Poloni-Argjentinë: Lewandowski, Messi apo të dy bashkë?

schedule08:31 - 30 Nëntor, 2022

schedule 08:31 - 30 Nëntor, 2022

Më 30 nëntor 2022 në ndeshjen e 3-të të fazës së grupeve të Botërorit 2022 në Katar do të takohen kombëtaret e Polonisë dhe Argjentinës. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në Doha në orën 20:00.

Argjentina është favorite në këtë përballje sipas parashikimeve të basteve. Fitorja e kombëtares së Argjentinës kuotohet 1.47, suksesi i Polonisë  8.70, dhe një barazim në 4.30.

Në grupin C polakët kryesojnë me katër pikë, ndërsa Argjentina është e dyta me tre pikë.

Po aq pikë ka edhe Arabia Saudite, e cila është në vendin e tretë. Meksika është e fundit me një pikë, por ruan një shans real për playoff.

Formacionet e mundshme:

Polonia: Szczany – Kass, Glik, Kiwior, Berezinski – Zielinski, Krychowiak, Bielik, Frankovski – Lewandowski, Milik.

Argjentinë: Emiliano Martinez – Montiel, Otamendi, Lisandro Martinez, Acuna – Paredes, De Paul – Di Maria, Messi, Fernandes – Lautaro Martinez. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!