Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian të Favaras ku një mjek kardiolog u vra nga një pacient në zyrën e tij.
Viktima është profesionisti Gaetano Alaimo , 65 vjeç, i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili.
Autor i dyshuar i vrasjes është një 47-vjeçar, i cili u arrestua nga karabinierët. Ngjarja ndodhi në sy të punonjësve të strukturës, e cila përdoret edhe si qendër rehabilitimi kardiologjik.
Autori i vrasjes, 47-vjeçari nga Favara, Adriano Vetro, u ndalua menjëherë nga karabinierët e Favarës , të cilët së bashku me kolegët e njësisë hetimore të komandës së provincës Agrigento u vunë në gjurmët e tij.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij ku ishte kthyer pas krimit. Karabinierët gjetën dhe konfiskuan armën e krimit.
Ende nuk është konstatuar kalibri, as nëse ajo ishte apo jo e ndaluar ligjërisht, shkruan Corriere della Serra.
Adriano Vetro, me sa duket prej vitesh, ishte një pacient i specialistit.
Shkak i ngjarjes dyshohet se mund të ketë qenë ndonjë konflit i së kaluarës mes viktimës dhe autorit.
47-vjeçari ndodhet në kazermën e Karabinierëve të Favarës dhe po merret në pyetje nga zëvendësprokurori i Agrigento Salvatore Vella./Abcnews.al/