Kryeministri Rama tregon arsyen pse Meta zgjodhi 13 Tetorin

schedule23:04 - 27 Qershor, 2019

schedule 23:04 - 27 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Fier, nga ku po zhvillon takimin elektoral të radhës, ndërsa komentoi vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar 13 tetorin si data e zgjedhjeve lokale, tha se Presidenti zgjodhi këtë datë “se është dy ditë para ditëlindjes së njishit”, duke iu referuar ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama shtoi më tej se e kishte parashikuar që Meta do të dekretonte një datë të re, pasi, sipas tij, “çmendurisë së parë do i pasonte e dyta”.

“E parashikova që do flitej për një datë të re, po i thash baba Xhikes, mos rri drejtë se jam gjithmonë para teje. Të jesh tre hapa para tyre nuk është ndonjë zgjuarsie madh ese janë komplet bosh. Po e kam ditur se çmendurisë së parë do i pasonte et dyta, unë e parashikova, tha 20 tetor. E ka vënë 13 tetorin se është dy ditë para ditëlindjes njishit, po prap është ters se ka zgjedhur  13 po doktorit i bie të martën ditëlindjen. Kjo është e dhimbshme, po me këta karagjozë ne duhet edhe të qeshim sepse historia e këtij karagjozllëku do mbahet mend gjatë”, tha Rama./abcnews.al