Këtë të hënë në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit”, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur për mëlçinë. Ai ka treguar rëndësinë e këtij organi dhe kujdesin që duhet të tregojmë. Sipas Gjetës, ka disa produkte specifike që duhet të konsumojmë për ta kuruar mëlçinë si çajrat e ndryshëm, hirra etj.
“Të gjithë e dimë që mëlçia është një filtër i rëndësishëm i gjakut dhe në terminologjinë popullore, quhet si një laborator për trupin e njëriut. Sepse ajo pastron toksinat nga gjaku dhe na ndihmon që të bëjmë jetë të shëndetshme. Mirëpo, duke qenë një organ që është gjithë periudhën në punë ka nevojë që të kujdesemi për të. Kujdesi i parë dhe shumë i rëndësishëm, është një gjumë i qetë dhe i plotë. Njerëzit ankohen shpeshherë nga dhimbjet që nuk e di se nga i vjen dhe për pasojë e tejlodhjes e një stresi që ne përjetojmë, që mund të shkaktohet edhe nga vetë mëlçia, e cila ka qendruar gjithë kohës në punë.
Një element shumë i rëndësishëm është edhe hirra e djathit apo edhe ajo e kosit. Duhet të bëjmë kujdes që mos ta teprojmë me të se sasi të mëdhaja na shkaktojnë problematika si në stomak ashtu edhe në zorrë. Natyrisht, mund të pihet si rekomandim një gotë uji 200 ml në ditë.
Një pastrues tjetër i rëndësishëm janë edhe çajrat, të cilat siç kemi thënë duhet të përdoren 2 deri në 3 çajra në ditë. Këtu përmendim çajin e malit, që është i mirë si ai i veriut dhe ai i jugut, lulja e blinit, kamomili, këtu do të shtojmë edhe menten. Secilit nga këto çajra, shoqërohen me ndonjë fetë xhinxher apo limon. Një nga këto elementë, që ndihmojnë në kurimin e mëlçisë është edhe mjalti i maresë, i cili në përgjithësi është pak i hidhur, por ndihmon mjaft mirë në kurimin e mëlçisë dhe stomakut”, tha ndër të tjera profesori./abcnews.al