U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, flet babai i 26-vjeçares nga Kreta: Si vendosëm të dhurojmë organet e saj

schedule11:08 - 28 Nëntor, 2022

schedule 11:08 - 28 Nëntor, 2022

“Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje”, tregon për mediat greke babai i Emmanuelës 21-vjeçare, e cila “u nda nga jeta” pas një beteje disaditore në një spital në Selanik.

21-vjeçarja Emmanuela u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar dhe prej ditësh po luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve të qytetit, ndërsa dha frymën e fundit të dielën, siç rrëfejnë familjarët e saj, raporton abcnews.al.

“Është shumë e rëndësishme për mua që të di se jeta do të vijojë prej organeve të fëmijës tim. Ajo po dhuron jetë”, theksoi babai i 26-vjeçares i përlotur.

Gjykata greke ka caktuar sot dhënien  e masës së sigurisë për 26-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë të studentes nag Chania e Kretës, e cila humbi jetën në Selanik dje.

I riu shqiptar akuzohet se ka përplasur vajzën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke tentuar të fshihet. Fillimisht ai akuzohet se ka hedhur targat dhe më pas ka bërë rregullime në makinë për të mos u dalluar që ka përplasur dikë. Ky është një element rëndues për të sipas mediave greke.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 01:00 të datës 22 nëntor në rrugën “Egnatia” të Selanikut, ku i riu shqiptar përplasi 26-vjeçaren greke duke e lënë në gjendje të rëndë në rrugë. Targa e makinës së tij u mbajt mend nga të pranishmit në vendin e aksidentit dhe iu dha policisë, ndërsa të tjerët shkuan për të ndihmuar të renë e shtrirë në rrugë pa ndjenja. /abcnews.al