“Burrit i dridhet pushka po bëri punë shtëpie”, Murat Basha refuzon “dhuratat” e Piranjave

schedule22:50 - 27 Nëntor, 2022

schedule 22:50 - 27 Nëntor, 2022

Murat Basha është kthyer në një personazh televiziv kontradiktor me deklaratat e tij seksiste.

Në emisione të ndryshme televizive, Basha ka deklaruar vazhdimisht se detyra e grave është të bëjnë punët e shtëpisë, ndërsa nëse burri e bën diçka të tillë atij “i dridhet pushka”.

“Piranjat” i bënë ish numrit 2 të Partisë Legaliteti disa pyetje, për të kuptuar nëse e kishte seriozisht në ato që deklaronte.

Dhe siç pritej, Basha nuk ka ndryshuar mendim, madje në fund refuzoi edhe dhuratat që “Piranjat” i kishin sjellë: një fshesë dhe një hekur.

Për më tepër shikoni videon:

/abcnews.al