Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin e parë për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 maj të 2023-it.
Alibeaj propozoi Agron Kapllanajn për të kandiduar në zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në Mallakastër. Në një prononcim për mediet, Alibeaj tha se Kapllanaj është zgjedhja më e mirë për demokratët në Mallakastër, ndërsa iu përgjigj akuzave të Sali Berishës, i cili ka ripërsëritur se kandidatët e Alibeajt janë kandidat të Ramës.
Alibeaj tha se Kapllani është kandidat i demokratëve, i qytetarëve të Mallakastrës dhe jo i Ramës.
“Agron Kapllani nuk është kandidat i Ramës sepse e ka provuar që në 2015 i ka thyer hundët Ramës në 2015, nga i cili përfitoi edhe Berisha. Kapllani nuk është i Edi Ramës, është i demokratëve, është i Mallakastrës. Kandidatët tanë janë kandidat të qytetarëve”, është shprehur Alibeaj.
Alibeaj iu përgjigj nga Mallakastra edhe deklaratë së sotme të Berishës, i cili sojatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.
“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.
-Mendimi i Alibeajt për Primaret e Berishës:
“Kemi qenë gjithmonë të hapur që përballë kësaj të keqe siç është Ram, se zgjedhja është të dalim më një kandidat për demokratët dhe kandidat firres, sepse në këto zgjedhje ne kërkojmë që të jemi fitues.
/abcnews.al/