Abc ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sekuestron preventive të banesës me vlerë 200 mijë euro në Pogradec.
Pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas, Armand Lice dhe Bledar Alianj.
Mësohet se hetimet e policisë në lidhje me rastin kanë nisur në vitin 2018.
Të dy shtetasit nën hetim i kane dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci.
Kur ky i fundit ishte në pamundësi për te shlyer shumen e marre me fajde, dy personat e vene nen hetim ne bashkëpunim me njeri -tjetrin kane falsifikuar një kontrate, e cila kalonte pronësisë e shtëpisë se borxhliut ne emër te tyre.
/abcnews.al/