Në Katar po raportohet për një zjarr të madh që ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës.
Qielli është nxirë nga tymi i zi dhe për një moment ka përhapur panik te vendasit dhe tifozët e huaj që ndodhen aty pranë.
Raportimet e para bëjnë me dije se nuk ka asnjë të lënduar dhe se zjarri ka nisur nga një godinë në ndërtim e sipër./ h.ll/abcnews.al