Rama ironizon Metën: Selia e opozitës rrugore është Presidenca

schedule14:00 - 27 Qershor, 2019

schedule 14:00 - 27 Qershor, 2019

Kryeministri Rama nuk i shkoi në takim Presidentit Meta. Pas përfundimit të afatit, ku Meta njoftoi se sot nga ora 05: 00 deri në orën 13: 00 do të ishte në zyre dhe priste takime në Presidencë, vjen edhe reagimi i Ramës. Me anë të një shënimi në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se 30 qershor duhet të japim një mesazh kumbues duke votuar ose mosvotuar.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike. Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”.