Në qarkun e Lezhës mbërritën sot materialet zgjedhore, të cilat u vendosen në KZAZ-të 12,13 dhe 14.
Gjithçka ka shkuar qetësisht dhe policia kishte marre masat e sigurisë. Pasi janë tërhequr materialet, në dyert e KZAZ-ve shkuan policet bashkiake të Lezhës, që kërkojnë lirimin e ambienteve. Por ata nuk ane lejuar të hyjnë brenda.
Edhe në Kukës mbërritën materialet zgjedhore. Përkohësisht ato u vendosen pranë KZAZ-së 11 në godinën e prefekturës, e cila prej një jave ruhet me polici. Gjatë transportit dhe vendosjes së materialeve zgjedhore aty nuk pati probleme. Megjithëse ende nuk është bërë e qartë vendndodhja e qendrave të votimit transporti i tyre nga KZAZ-ve drejt tyre do të kryhet të shtunën në mbrëmje./ABC News Albania 24/7