Gazetarja Fjodora Fjora ka treguar së fundmi një histori ku djali i saj e ka tronditur jashtë mase. Fjodora tha se kur djali kishte qenë tre vjeç i kishte ikur nga duart teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi dhe se ka vrapuar aq sa ajo e pati të vështirë ta kapte.
“Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti.
Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë.”, tha ajo duke shtuar: “Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!” /abcnews.al